I nderuari të nderon. Sonte, në Shkupin e bukur, e rikuptova këtë thënie të moçme e të mençur shqiptare.
Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, më nderoi me një dhuratë të veçantë e kuptimplote: një filigran me hartën e Kosovës.
E hoqi nga sakoja e tij për të ma dhuruar. Ishte një moment i rrallë, që do ta mbaj gjithmonë në mendje.
Faleminderit, i dashur Ramë.