Mexhiti: Talat Xhaferi, kryeministër me kërkesë të LSDM-së (Video)

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se BDI-ja e propozoi Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë teknike, me kërkesë të LSDM, shkruan gazeta LAJM.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të shmanget mundësia që kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, të ushtrojë edhe detyrën e presidentit të shtetit, nëse ngatërrohen procedurat apo afatet ligjore për zgjedhjet presidenciale.

“Shqiptarët në Mal të Zi janë 5% dhe patën një kryeministër politik, nuk është ndonjë e arritur. Historikisht kemi patur edhe kryetar shteti në ish-Jugosllavi. Tanimë ka një simbolikë, por ky nuk është kryeministër politik, por kryeministër teknik dhe organizator i zgjedhjeve, asgjë më tepër. Më tepër është bërë lëvizja që nëse ngatërrohen procedurat ligjore apo afatet mos të vjen puna që kryetari i parlamentit të jetë edhe kryetar shteti, por të fuzionohen dy postet. Më tepër është bërë si kërkesë e LSDM-së. Sido që të jetë është një lëvizje simbolike. ne do ta përkrahim vetëm për shkak të simbolikës, por nuk presim asgjë vec pasurimit të karrierës së zotit Xhaferi”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.