Mexhiti: Sonte në Shkup u mblodhëm për ta mbështet VetëVendosjen dhe vizionin për Kosovën e fuqishme

Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët. Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: z. Bilall Kadami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.

Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!

* Ka shkruar ne fejsbuk njëri nga lidershipi i VLEN-it z.Izet Mexhiti