Mexhiti: S’e kam të qartë, çfarë do të koordinojë Bujar Osmani në Çair (VIDEO)

LAJM: z.Mexhiti në media flitet se Bujar Osmani është caktuar nga partia koordinator i BDI-së për në degën e Çairit. A e keni të qartë çfarë do të thotë kjo?

Izet Mexhiti: Sinqerisht edhe unë nuk e kam të qartë, përshkak se koordinator për çështje politike në Çair, kështu pozite nuk ka në organizimin politik të BDI-së, nuk ka patur as në të kaluarën. Është një post i sajuar, i cili nuk kontribon në qetsimin e gjakrave por e thellon përçarjen, e thellon hendekun dhe kjo vjen pas tubimeve të fuqishme, ku qytetari e tha qartë që i mbështet vërejtjet tona, do një ekzekutiv i cili është më afër qytetarit, ekzekutiv që do të përvesh krahët për të punuar, për të realizuar progamin e BDI-së dhe jo një ekzekutiv i 2%-shit, siç është ky në krye me z.Grubin dhe z.Osmanin. Çështja tjetër, është vendim i cili nuk është diskutuar në organet partiake, pra është jo statutar, është jo legjitim, konfuz dhe i cili kontribon në përçarje më të thellë. Çështja e tretë që është për tu habitur është se, qytetarët e Çairit këtë ekzekutiv nuk e kanë parë këto vite, e kanë shumë të rëndë për t’i takuar. Posaçërisht Bujarin, i cili është edhe zëdhënës partie, edhe anëtar i kryesisë qendrore, edhe ministër i Jashtëm në këtë përiudhë e cila është shumë delikate, e cila don një involvim krejtësisht të subjektit dhe posaçërisht të ministrit në këto marrëdhënie bilaterale dhe kur të gjitha shtigjet shkojë drejtë ndryshimeve kushtetuese. Duke e patur parasysh që është edhe udhëheqës i OSBE-së në këtë periudhë dhe më tepër do të rrij në aeroplan sesa poshtë në tokë, pra e gjitha kjo sjell se është një vendim absurd, një vendim revanshist, vendim i cili tregon se BDI-ja po tjetërsohet.

LAJM: A jeni dëgjuar me z.Ahmeti për ta pyetur për këtë vendim?

Izet Mexhiti: Jo. Këtë vendim e kam kuptuar dhe dëgjuar nga ju mediat, përshakë se nuk është debatuar askund në organet partiake dhe nuk është kumtuar.

LAJM: A rrezikon përçarjen e partisë ky vendim i njëanshëm?

Izet Mexhiti: Detyrimisht, vendime të tilla, vendime ku nuk respektohen procedurat, nuk respektohet statuti, nuk përfillet vullneti i qytetarit, në të kaluarën nuk kanë qenë që kanë sjellur dobi në BDI, kanë sjellur përçarje, kanë sjellur pasoja të rënda. Prandaj, thërras publikisht që t’i thirret ndërgjegjes dhe të reflektohet, sepse masat e tilla nuk janë në interes të qytetarit dhe BDI-së.

LAJM: Për çfarë e keni fjalën kur thoni pasoja të rënda?

Izet Mexhiti: Ne kemi patur raste të tilla ku nuk janë respektuar procedurat, statuti, vullneti i qytetarit dhe votuesit. Kanë përfunduar jo mirë, me pasoja të rënda.

LAJM: Kë do e koordinojë Bujar Osmani, sidomos pas tubimit masovik që mbajtët në Çair, ku mijëra banorë shprehën pakënaqësinë nga puna e ministrave të BDI-së?

Izet Mexhiti: Në Çair ndodhi populli. E flas më shumë përgjegjësi dhe shumë sinqeritet, tubimet kanë qenë më të fuqishme se sa në zgjedhjet lokale. E keni parasysh se në Saraj, Blerim Bexheti fitoi në raundin e parë dhe në Çair për 200 vota Visar Ganiu u dasht të shkon në raundin e dytë. Me tubimet e tanishme Çair, Saraj dhe Studeniçan, pa mëdyshje qytetari foli që prej raundin e parë është i përcaktuar për këtë opcion, për këtë kauzë dhe kjo tregon qartë se cili është vendimi dhe qëndrimi i qytetarit dhe votuesit. Në vend se kjo të gëzon udhëheqësit e BDI-së, po ndodh e kundërta. Në kundërshtim me këtë vullnet, në kundërshtim me sovranin, meren hapa që përçajnë subjektin, që e defaktorizojnë subjektin dhe krijojnë dilema tjera./Gazeta LAJM