Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën për furnizimin me pajisje moderne për deponinë e Rusinos, një investim prej mbi 1.1 milion euro, i mundësuar me mbështetjen e BERZH, qeverisë zvicerane, ËBIF dhe SIDA.
“Rusino shërben si lokacioni kryesor ku dërgohen mbeturinat nga nëntë komunat e rajonit të Pollogut, prandaj fuqizimi i kapaciteteve të saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe të sigurt të sistemit të menaxhimit të mbeturinave në gjithë zonën.
Ky investim përfshin ngjeshës, ngarkues, traktorë, kamionë dhe pajisje shtesë, gjithçka që i nevojitet deponisë së Rusinos për të funksionuar sipas standardeve evropiane dhe për t’u integruar në një sistem modern të menaxhimit të mbeturinave.
Kështu në po përmirësojmë ndjeshëm trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit, dhe po mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme Mexhiti: Rusino modernizohet me mbi 1.1 milion euro për pajisje të reja...