Mexhiti: Rusia ka depërtuar te BDI-ja! (Video)

LAJM: z.Mexhiti, dje përmes disa pyetjeve akuzuesve e keni pyetur liderin e BDI-së Ali Ahmetin, kush po e sjell Rusinë në Maqedoni? Përse mendoni se kësaj teme i mëshohet kaq fortë nga Ahmeti pikërisht tani para zgjedhjeve.

Izet Mexhiti: Çështja e parë është që kjo nuk është temë që është te qytetarët, sidomos kur Republika e Maqedonisë është anëtare e Nato-s dhe ka kush mbanë përgjegjësi për sigurinë. E dyta nga mospasja e temës nga skadimi i afatit, nga mungesa e ofërtës shihet që duan të krijojnë një histeri kinse për futjen e interesit rus, fondacioneve, fondeve ruse që vetëvetiu lind pyetja ç’bën BDI-ja 20 vite, pse ka lejuar depërtimin e tyre dhe pse duhet votuar përsëri ata që të lejojmë hyrjen e Rusisë në Republikën e Maqedonisë. Mendoj që e kanë humbur busullën. Nëse e keni ndjeku, me kandidimin e z.Taravari për president të vetëm shqiptar, menjëherë u munduan që ta paraqesin se Ahmeti do të kandidohet për president dhe më pas i njejti u medua duke thënë se do të vendosin organet vetëm që të ndodh defokusimi dhe e pamë që u tërhoq nga ideja për të garuar për president. Pastaj paraqitën një tezë se do të ketë një lajm të madh, por edhe ky lajmi i madh doli asgjë. Edhe muhabeti i Rusisë është asgjë. Do të ndërpritet depërtimi i Rusisë këtu kur ata nuk do të jenë pjesë e Qeverisë.

LAJM: BDI-ja tani ka edhe kryeministrin. A kjo parti fuqi të luftojë kundër ndikimit rus dhe a e bën këtë betejë në kuadër të institucioneve, siç e bën para mediave?

Mexhiti: E para aty ku përmendet se ka depërtuar Rusia, institucionet udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Flasim për institucionet ekonomike, për gasin rus, institucionet ku janë kuadro të BDI-së. Sa i përket kryeministrit ne e tham që në fillim se është një mashtrim i radhës sepse në 2020-tën nuk kemi premtuar kryeministër teknik dhe e shohim që ky kryeministër teknike më shumë i ngjanë një kryetari të BDI-së që shkon nëpër shtabet e BDI-së se sa një kryeministër që është i të gjithë qytetarëve.

Intervisten e plote mund ta ndiqni ne videon me poshte!