Mexhiti: Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Shkruan: Izet Mexhiti

Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin.

Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin dhe funksionarin e dalluar dhe ish kryetarin e Degës së Gostivarit Bashkim Hasanin, ndërsa koordinatorë për Çairin vendosëm të jenë Visar Ganiu kryetar aktual i Komunës së Çairit për zonën zgjedhore 1, dhe Besim Koka ish funksionar për zonën zgjedhore 2, që të tre të dëshmuar për kapacitetin e tyre të lartë inkluziv në përafrimin e kuadrove dhe të hapur për të gjithë.

Mes tjerash, konstatim i përbashkët është që t’i ftojmë të gjithë ata me qëllim të mirë, pa përjashtim, profesionistë, intelektual, biznesmenë, arsimdashës, sportistë, njerëz të kulturës, gjithashtu edhe eksponentë që kanë qenë kritik në të kaluarën, që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë të sinqertë!

Dua që t’ju faleminderohem nga zemra të gjithve për mbështetjen e sinqertë duke potencuar se ne nuk do të shmangemi nga rruga që e kemi zgjedhur sepse jemi në të drejtën tonë.

Zoti na ndihmoftë!