Mexhiti pyet: Artan Grubi, a të dështoi edhe një tentativë për ta kthyer Gruevskin?

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, në të cilin pyet zëvendëskryeministrin Artan Grubi, për gjoja, siç thotë Mexhiti, tentativën për ta kthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut.

“Artan Grubi, a të dështoj edhe një tentativë për ta kthyer Gruevskin sepse nuk arrite që me rrena duke i keqpërdorur dhe duke u thirur në ndërkombëtarët, t’i bindësh gjykatësit e Gjykatës Supreme të sjellin vendim për ta pranuar abolicionin e Gjorge Ivanovit?!?”, ka shkruar Mexhiti.