Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka vizituar lagjen Serava ku ka inspektuar punimet që realizohen për asfaltimin e rrugës “LPK” që përfshin edhe kanalizimin atmosferik.
“Edhe një tjetër premtim i mbajtur, një tjetër investim i realizuar. Sot isha në terren, në lagjen Seravë, ku ka përfunduar asfaltimi i rrugës “LPK”, me pusetat e rregulluara dhe e përmirësuar nje pjesë e rrjetit atmosferik, ku ka pasur nevojë. Rruga tash është gati për qarkullim, e rregullt, e pastër dhe e bukur!”, ka thënë Mexhiti.
Gjatë vizitës ai ka folur me banorët të cilët shprehën kënaqësi të madhe për punën e bërë dhe ritmin me të cilin po ndryshon lagjja e tyre.
“Po ecim çdo ditë me hapa konkretë, me projekte që sjellin ndryshim të vërtetë. Çairi po ndryshon. Lagje pas lagjeje, po ndërtojmë një komunë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët tanë!”, ka thënë mes tjerash, Mexhiti.






