Mexhiti: Nuk ka mënyrë më të denjë për të përmbyllur festimet e 28 Nëntorit sesa në Tiranë

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, për festën e pavarësisë.

“Nuk ka mënyrë më të denjë për të përmbyllur festimet e 28 Nëntorit sesa në Tiranë. Çdo moment i kësaj dite të shënuar na fton të reflektojmë mbi unitetin, krenarinë dhe vlerat tona kombëtare.

Si mysafir në pritjen madhështore të organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, ndjej mirënjohje të thellë për nderimin dhe për atmosferën e ngrohtë që na bashkoi si shqiptarë, pavarësisht vendndodhjes sonë.

Gëzuar Festën e Flamurit! Rroftë fryma e 28 Nëntorit dhe lidhjet e pathyeshme që na bëjnë krenarë për identitetin tonë kombëtar!”, ka shkruar Mexhiti.