Mexhiti: Njerëzit e BDI-së votuan kundër “Balancuesit”, por do ta zgjidhim belanë që e krijuan, do të sjellim Ligj!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balansuesin”.

“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!

Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN!

Ligj, jo vegël!

Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët.

E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani.

Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, ka shkuar Mexhiti.