Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit

Sonte, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ishte mysafir në konakun e Isak Kurtishit në lagjen e Dyqanxhikut.

Në një atmosferë plot entuziazëm, banorët e lagjes dhe familja Kurtishi i uruan mirëseardhje, duke dëshmuar përkrahjen e fortë për vizionin e fitores që përfaqëson Mexhiti.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda të hapura për projektet e realizuara, sfidat e përbashkëta dhe për vizionin që synon zhvillim e mirëqenie për çdo lagje të komunës së Çairit.

“Ndjenja e bashkësisë, e besimit dhe e përkrahjes që mora sonte më jep forcë e bindje se jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit. Falënderim nga zemra për mikpritjen, për besimin dhe për përkushtimin tuaj të sinqertë. Me njerëz si Isaku dhe me mbështetjen e të gjithë banorëve, Çairi VLEN dhe fiton”, shkruan Mexhiti në rrjetet sociale.