Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot gjatë paraqitjes në emisionin “Direktno” në Telma deklaroi se mes tij dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, do të zgjidhet lideri i ardhshëm i VLEN-it.
“Diku këtu është. Ai është më shumë faktor në Tetovë, unë në Shkup. Këto janë dy qytetet kryesore ku janë të përqendruar shqiptarët dhe prandaj po punojmë për zgjidhje kreative. Ka më shumë zgjidhje brenda partive në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania”, tha Mexhiti.






