Mexhiti ndjek nga afër asfaltimin përfundimtar të rrugës 5 Maji te kompleksi “Çairçanja”

Shkup, 01.10.2025- Rruga 5 Maji, te kompleksi Çairçanja është transformuar tërësisht, tha kandidati për mandatin e radhës në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili personalisht ndoqi punimet përfundimtare në një projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Çairit, asfaltimi e rrugës që lidh kompleksin “Çairçanja” me rrjetin kryesor rrugor.

‘Ky projekt, me vlerë prej 5 milionë denarësh ka për synim përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në këtë pjesë të komunës’ tha Mexhiti duke shtuar se ky projekt është pjesë e vizionit për një infrastrukturë moderne dhe për një Çair më funksional” deklaroi Mexhiti.

Përmes këtij investimi, tha Mexhiti, Serova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një zonë atraktive banimi dhe biznesi, duke rritur cilësinë e jetesës për banorët dhe duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin ekonomik lokal.