Nënkryetari i BDI-së dhe njëherazi deputet i Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair do të fillojë në muajin korrik të këtij viti. Deputeti Mexhiti dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiiu, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i kanë informuar për planin ideor të këtij kompleksi.
“Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik.
Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë lajm, që është tejet i mirë se ardhur duke patur parasysh edhe kërkesën e kahmotshme të tyre dhe të shumë të rinjve të tjerë, për të pasur Leximore dhe Qendër rinore enkas për rininë.”- shkruan Mexhiti në rrjetet sociale.
Lajme Mexhiti: Ndërtimi i Qendrës Rinore në Çair do të fillojë në korrik