-Kultura do të jetë në prioritetet më të larta të Çairit, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë takimit me pikotorët pjesmarrës në edicionin e sivjetmë të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”, përcjell TV21. Përveç mbështetjes ndaj këtij organizimi, Mexhiti paraljmëroi organizimin e disa ngjarjeve të tjera kulturore në këtë komunë.
“Jo që do të vazhdojë, por mendoj që organizimi do të rritet. me Fatmirin kemi folur bashkë që përveç ekspozita të vazhdojë viteve të ardhshme, të sjellim pra Panairin e Librit të Tiranës, të jetë në Shkup. Hapjen e librarisë, që i mungon Çarshisë së Shkupit, keni parasysh që Çairi është bërë qytet studenti. Me Inva Mulën erdhëm dhe u dakorduam që të krijojmë një pandan të verës së Ohrit, mund të jetë festival i Çarshisë ose Vera e Çarshisë, që fillimisht do të fillojë me Çairin dhe mandej të institucionalizohet në nivel qendror, të mbetet”, tha mes tjerash Mexhiti.




