Mexhiti: Mbledhja e fundit e BDI-së ishte joserioze dhe u mbajt më 1 Prill (VIDEO)

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tha se pjestarët e fraksionit brenda partisë do të vazhdojnë të marrin pjesë në mbledhjet e BDI-së, por nuk do të heqin dorë nga kërkesa për votëbesim ndaj anëtarëve të ekzekutivit nga partia e “integristëve”.

“Fraksioni nënkupton që ne jemi pjesë e BDI-së. Do marrim pjesë në mbledhje dhe do të jemi të zëshëm ndaj qëndrimeve tona, por uroj që të jenë mbledhje mirë të përgatitura dhe mos të jenë kuazi-mbledhje si kjo që ishte e fundit më 1 prill, ndoshta jo rastësisht ishte mbledhja në 1 prill sepse kërkesa jonë është që të ketë votbesim për ekzekutivin në Këshillin e Përgjithshëm dhe votimet të jenë të fshehura, jo të hapura, sepse paraprakisht u jepet kahja apo bëhet mobing ndaj anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, tha mes tjerash Mexhiti.