Mexhiti: Kriza n’opozitë po thellohet, iku edhe Partia Demokratike Turke

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i zv/kryeministrit të Parë Izet Mexhiti, lidhur me ikjen e Partisë Demokratike Turke
nga “Fronti Europian”.
“Kriza identitare në opozitë po thellohet. Sot, Partia Demokratike e Turqve u largua nga “Fronti Evropian”, duke zbuluar boshllëkun programor dhe faktin se aleancat ndërtohen më shumë mbi llogari frike sesa mbi bindje.
Në këtë dritë, “koalicioni opozitar” duket se meriton një emër më realist: “Aleanca Kombëtare për Interes”. Urime për “parimet”, ka shkruar ne profilin e tij ne facebook zoti Mexhiti.