–Qëllimi ynë, agjenda jonë është që ta fitojmë betejën brenda BDI-së, këtë e tha mes tjerash Izet Mexhiti nga fraksioni i BDI-së, përcjell TV21. Mexhiti tha se vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së dhe se do të marrin pjesë në mbledhjet e BDI-së, por që nuk do të heqin dorë nga kërkesa për votëbesim ndaj anëtarëve të ekzekutivit që vijnë nga BDI.
“Fraksioni nënkupton që ne jemi pjesë e BDI-së. Do marrim pjesë në mbledhje dhe do të jemi të zëshëm ndaj qëndrimeve tona, por uroj që të jenë mbledhje mirë të përgatitura dhe mos të jenë kuazi-mbledhje si kjo që ishte e fundit më 1 prill, ndoshta jo rastësisht ishte mbledhja në 1 prill sepse kërkesa jonë është që të ketë votbesim për ekzekutivin në Këshillin e Përgjithshëm dhe votimet të jenë të fshehura, jo të hapura, sepse paraprakisht u jepet kahja apo bëhet mobing ndaj anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, tha mes tjerash Mexhiti.