Mexhiti: Fitorja e Visar Ganiut në Çair është e thellë (Video)

Nënkryetari i BDI-së dhe ish kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor në Çair është fitore e demokracisë, shkruan gazeta Lajm. Sipas tij, kandididati i BDI-së dhe kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu, ka shënuar fitore të thellë në zgjdhjet e sotme.

“E para eshte fitore e demokracise. Ka qene nje proces i shkelqyeshem ku ne jemi munduar te mos merremi me kunderkandidatet por kemi dhene llogari para qytetareve. Jemi munduar ta paraqesim vizionin tone per te ardhmen. Kjo eshte arsyeja per fitoren bindese te Visar Ganiut ne Çair”, tha Izet Mexhiti për Gazetën Lajm.