Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

Lideri i LD Izet Mexhiti dhe lideri i lëvizjes BESA Bilall Kasami kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Sot ndjeva kënaqësi dhe nder të veçantë teksa së bashku me Bilallin dhe Bekimin morëm pjesë në pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës!

Kosova e përjetshme!🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Mexhiti. (INA)