Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës nr. 9 të bulevardit “Mid’hat Frashëri” me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit.
Këtë e ka bërë të ditur numri një i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku i ndodhur në terren tha sot se ky është standardi i punës që është vendosur për ndryshimin e Çairit.
‘Ky është vetëm një nga gjashtë projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë zonë”, thotë Mexhiti.
Ndërkohë, punimet po zhvillohen paralelisht edhe në rrugën nr. 3, duke vazhduar ritmin e transformimit urban.
“Rrugë të reja, kushte më të mira, lagje më të bukura, për qytetarët. Ky është standardi i punës që e kemi vendosur dhe që po e ndryshon çdo ditë Çairin”, ka nënvizuar Mexhiti.




