Në një intervistë për gazetën Lajm, zv kryeministri Izet Mexhiti lidhur me informacionet për takimin Bujar Osmani – Nikolla Gruevski në Hungari, deklaroi se Osmani në takim nuk ka qenë zyrtarisht por privatisht.
Mes tjerash ai theksoi: “Bujar Osmani ka qenë në Hungari dhe është takuar me Gruevskin së paku një herë, ka qenë atje së bashku me familjen, dhe se së shpejti do të dalin dëshmitë. Me vetë faktin që u nxor nga situata me arysetimin se kinse këto takime janë informata të klasifikuara në njëfarë menyre e pranoj takimin”.
Kjo deklaratë vjen pas një pranimi indirekt që Bujar Osmani e bëri në pres konferencë pas një pyetje nga gazetarët, që më pastaj pas reagimeve të shumta në opinion me status ne rrjetin fb të mohojë takimin.