Mexhiti: BDI favorit në zgjedhjet e 15 korrikut – Zaevin e bëri kryeministër BDI-ja (VIDEO)

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti, thotë se BDI-ja është favorit absolut për fitore në bllokun politik shqiptar në zgjedhjet e 15 korrikut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, ka komentuar edhe deklaratat e liderit të LSDM-së Zoran Zaev i cili në disa raste ka deklaruar se do ta çojë në opozitë BDI-në. “Zaevi nuk duhet të harrojë se ne e bëmë kryeministër edhe pse i kishte humbur zgjedhjet në vitin 2016”, tha Mexhiti.

Si po shkon fushata?
Mexhiti: BDI kësaj radhe ka fushatën më të mirë edhe në krahasim më LSDM-në dhe VMRO-në. Është e vetmja parti që ka mesazh deri tek votuesit me punën e kryeministrit shqiptar. Me idenë tonë merren edhe ata që ju pëlqen edhe ata që s’ju pëlqen. Merret edhe opozita shqiptare edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja. Prandaj definitivisht, BDI kësaj radhe udhëheq fushatën në Maqedoni.

-Cilat janë pritjet e BDI-së në këto zgjedhje?
Mexhiti: E dimë që zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, po përballemi edhe me krizën e koronës dhe nuk di seriozisht se sa do të ndikojë në dalje, por nuk kam dilemë që BDI është favorit në kampin shqiptar.

-Si i komentoi kërcënimet e Zaevit se BDI-në do ta çojë në opozitë?
Mexhiti: Unë e shoh si fushatë zgjedhore. Zoran Zaevi nuk duhet të harrojë së nga humbësi e bëmë kryeministër të Maqedonisë. Në popullin tonë përdoret një fjalë “bukëshkelë” dhe mendoj se nuk I bënë mirë as tij as imazhit të LSDM-së ky fjalorë. Nëse BDI-ja nuk do t’i jepte shansë Zaevi do të ishte “e kaluar e harruar” në Maqedoni.

Mexhiti: BDI, favorit në zgjedhjet e 15 korrikut – Zaevin e bëri kryeministër BDI-ja (VIDEO)

Mexhiti: BDI, favorit në zgjedhjet e 15 korrikut – Zaevin e bëri kryeministër BDI-ja (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, July 10, 2020