Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka pritur sot në takim banorët e fshatit Straçincë, të cilët ditë më parë protestuan pasi kërkonin ndërprerjen e gërryerjeve në këtë fshat, pasi sipas tyre, rrezikoheshin nga shpërthimet, njofton TV21.
Siç njofton Mexhiti, me banorët ka biseduar për refuzimin e kërkesës për hapjen e gurores.
Ka paralajmëruar se hapi i radhës është anulimi përfundimtar i koncesionit.
“Theksova gjithashtu se hapi i ardhshëm është anulimi përfundimtar i koncesionit në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, me ç’rast kjo çështje do të mbyllet njëherë e mirë. Banorët u siguruan se ky proces do të ndiqet deri në fund dhe se zëri i tyre është dëgjuar.
Ky takim është tregues i qartë se si qeverisim ne, me dialog të hapur me qytetarë, si dhe me angazhim të palëkundur për të qenë në shërbim të tyre!”, shkruan mes tjerash Mexhiti.