Mexhiti: “Artanistat” me presione dhe me koncert tentojnë ta mbushin sallën në Çair (Video)

Nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti sot nuk tregoi drejtpërdrejt nëse do të shkojë në tubimin e BDI-së në Çair. Mexhiti tha se po kërcënohen njerëz dhe po merren njerëz nga qytetet tjera për tubimin në fjalë, ndërsa theksoi se si “Grup i zjarrit” kanë arritur që nga fushata SRMN, ta kthejnë BDI te UÇK.

“Më vjen keq që BDI ka ardhur në këtë dergje, duke keqpërdorur imazhin e tij, emrin e tij, me fushatë AI PO VJEN, ERDHi DITA. Sot do të jetë koncert pra, nuk do të jetë edhe tubim, ka sjell edhe Ilir Shaqirin. Unë e shoh që kemi bërë një të mirë pra, i detyruam ministrat që të zbresin në bazë. I detyruam pra…e kanë harruar atë SRMN, tash i janë kthyer UÇK-së e Ilir Shaqirit”, tha mes tjerash Mexhiti.