Mexhiti: Angazhimi i VLEN maksimal për zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se angazhimi i koalicionit për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht është maksimal, duke theksuar vendosmërinë për ndryshim të vërtetë në nivel lokal, përcjell Zyrtare.

Në këtë kuadër, Mexhiti bëri të ditur se në Gostivar është zhvilluar një takim me një pjesë të funksionarëve të VLEN-it, ku u rikonfirmua uniteti dhe përkushtimi për të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për çdo qytetar.

“Çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për secilin qytetar. VLEN tanimë ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur”, ka theksuar Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN do të vazhdojë me një zë të vetëm për Gostivarin dhe Vrapçishtin, duke mbështetur kandidatët Nevzat Bejta dhe Zulhajrat Demiri në garën zgjedhore.