Mexhiti: Ali Ahmetin e pret humbja nga Bilall Kasami (Video)

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin e pret humbja në zgjedhjet e 8 majit, nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në garën për deputetë në njësinë e 6-të zgjedhore.

“Ndoshta i ka ikur humbjes prej Taravarit si president, por e pret humbja prej Bilallit në zonën gjashtë ose e pret humbja më 8 maj në parlamentare. Pra, krejt kjo i ka futur në defanzivë, në nervozë dhe shihen edhe veprimet e tyre, nuk janë ata të cilët kanë qenë. Prandaj herë doli z.Ahmeti, mandej në fund Bujarin e promovuan. Duket sikur me zor e kanë futur në këtë lojë sepse edhe ashtu frikohet ai prej betejave, vetë e kanë deklaruat të tillë”, tha Mexhiti në një intervistë për gazetën LAJM.