Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ndodhet në një fazë të rëndë politike – “si me Ahmetin , ashtu edhe pa atë”!. Sipas tij, kjo gjendje aktuale e BDI-së, ngjason me fazën që e ka kaluar Partia Demokratike në Shqipëri, dhe se BDI “tanimë është në rënie e sipër”.
“BDI-ja, ka ardhur në një fazë – ‘keq me Ahmetin edhe më keq pa Ahmetin’. Domethënë ngjajshëm si në Shqipëri, sic është Partia Demokratike. Mendoj se është ngjajshëm me atë faze, dhe se do të vazhdoj rënia, sepse nuk shoh aty vullnet për të hapur krahun, për të bërë ndonjë reformë më të thellë, por, thjeshtë, për të mbajtur si capital, për të privatizuar dhe për tu mbrojtur vet dhe familjarët”, tha për “Lajm”, ndër të tjera, zoti Izet Mexhiti.




