Mevlani në këtë edicion të “Për’puthen” ka shprehur pëlqimin për Efin.
Por sot duket se situata mes tyre është nxehur.
Në diskutimin e sotëm Mevlani ka hedhur akuza drejt Efit, se ajo është e lidhur jashtë.
Pas këtij detaji, Efi u nervozua dhe kërkoi llogari nga Mevlani për këtë që tha.
Efi ka kohë që është pjesë e programit dhe ende nuk ka arritur të gjejë personin e duhur.
Në anën tjetër Mevlani, është rikthyer edhe në një edicion tjetër për të kërkuar dashurinë e tij.