Meti i revoltuar, tregon arsyen pse u largua nga Kosova

Meti Alshiqi është një nga banorët e nominuar të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Në darkën e të nominuarëve ai u pyet se a është dështimi si gazetar, arsyeja e largimit të tij nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Meti i revoltuar tregon se arsyeja e vetme e largimit të tij nga Kosova ishte familja e cila jetonte në Suedi.

“Unë gruan time e kam parë duke lindë përmes FaceTime-it, unë kam qenë në shtëpi ajo ka qenë në spital, edhe arsyeja e vetme që Metin e ka larguar nga familja, Prishtina, Kosova, vëllezërit e motrat, televizioni është pikërisht veç familja, asgjë tjetër”, tha Meti në përgjigjjen e tij.

Kujtojmë se sot do të largohet nga Big Brother Vip Kosova njëri nga gjashtë të nominuarit, Meti, Shqipja, Brikena, Blerando, Ledi ose Ylli.