Meti Alshiqi, Azem Gagica dhe Adri & Iliriana futen sërish në shtëpi – emocionohen finalistët

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 2.

Derisa pritet të mbahet të premten (2 shkurt), emocionet veçse janë shtuar.

Së fundmi në shtëpi për të qëndruar 24 orë kanë hyrë: Meti Alshiqi, Azem Gagica dhe çifti Adri & Iliriana.

Foto: Screenshot/YouTube

I pari ka qenë Meti, i cili ishte përjashtuar nga kjo garë, që hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Finalistët u befasuan nga kjo hyrje dhe ka qenë Shqipja që filloi të qante.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, u futën edhe të tjerët, që besohet se do të kalojnë një kohë të mrekullueshme bashkë.

Në finale vlen të ceket se janë: Shqipe Hysenaj, Blerando, Edona James dhe Lumbardh Salihu. /Telegrafi/