Meta paralajmëron: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm.

Paralajmërimi i Metës vjen pasi Autoriteti i Dosjeve nxori inicialet I.M., e një politikani të niveli të lartë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se institucioni i Autoritetit po përdoret në mënyrë kriminale në interes të Edi Ramës.

“Me 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës. Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit”- tha kreu i PL-së në konferencën për mediat./TCH