Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, bëri shqiponjën gjatë pritjes me ceremoninë të lartë shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas intonimit të himneve shtetërore gjatë kalimit para gardës ceremoniale, Meta bëri simbolin para kamerave që po përcjellin vizitën e tij të fundit në Kosovë si president, njofton Klankosova.tv.
Osmani dhe Meta do të kenë edhe konferencë të përbashkët për media.