Meta: Mos t’i prekë askush votat, ka kudo kamera të fshehta

Presidenti Ilir Meta e cilëson të mrekullueshmë mbarëvajtjen e ditës së votimit, ndërsa bën thirrje gjatë një lidhje me telefon nga Vlora që komisionerët dhe numëruesit të mos bëjnë shkelje pasi ka kamera të fshehta kudo.

“Votat janë në kuti sovrani ka folur dhe duhet të respektojmë vullnetin edhe mos të lejomjë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta. Askush mos të guxojë të cënojë një gjë të mrekullueshme që ndodhi sot. Jam i kënaqur për gjithë këtë proces dhe uroj që të mbyllet në mënyrë të mrekullueshme”, tha kreu i shtetit në një lidhje për MCN.

I pyetur se përse sot ka qenë gjithë kohës i qetë, Meta është përgjigjur:

“Jam i kënaqur për gjithë këtë proces dhe uroj që të mbyllet në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë e qetë dhe duhet të na bëjë krenar dhe i ka dhënë një mesazh të fortë botës demokratike se jemi vend i gatshëm për t’u integruar në BE. Jam në gjtihë Shqipërinë. Këshilltarë dhe ndihmësit e mi kanë qenë kudo jemi në bashkëpunim me BE dhe partnerët ndërkombëtarë.

Deri dje kam qenë shumë i shqetësuar por sot që e kishte fjalën sovrani jam shumë i qetë se e di që s’do gabojë asnjëherë. Kam patur shumë arsye për të qenë i tillë na ndodhi një ngjarej tragjike dhe është përgjegjësi e shteti se nëse prokuroria do të kishte vepruar dhe s’do ta kishte lënë takimin me kallëzuezit në 30 prill ajo do ishtë parandaluar. Cështja e zgjedhjeve është e jashtëzkondhme dhe për legjitimin e institucioneve”.