Meta kërkon urgjentisht strategji konkrete afatgjate për përballje me COVID-19

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vlerëson se trendi shqetësues i rritjes së qytetarëve të infektuar me Kovid-19, veçanërisht numri i të vdekurve, për sa i përket periudhës së shfaqjes së pandemive dhe karantinës, kërkon reflektim serioze, përgjegjësi dhe transparencë.

“Nevojitet një strategji konkrete afatgjatë, jo sporadike dhe mediatike, për përballje dhe vënie nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, shkroi presidenti Meta në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi gjithashtu thekson se “është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet e rajonit dhe ato të BE, si dhe me OBSH, për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale për orientimin e një strategjie që lejon daljen sa më të sigurt dhe të shpejtë nga pandemia”.

Presidenti Meta, shpreh ngushëllimet e tij të thella për familjet e atyre që humbën të dashurit e tyre, uroi shërim të shpejtë për të gjithë ata që preken dhe theksoi nevojën për respektim të rreptë të protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese.

“Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithë përfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare. Në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij”, shkroi presidenti Meta në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 raste të reja me Kovid-19, të cilat e rritën numrin e përgjithshëm në 2.466. Në të njëjtën kohë, tre persona, ose gjithsej 58, kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./MIA