Mësuesit në kërkim të dijes dhe edukatës

Xheladin Murati

Të qenit i suksesshëm implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë e mësuesit për të dashur nxënësit në mënyrë të denjë dhe të pakushtëzuar. Për të qenë të suksesshëm në punën edukative duhet të keni një mirëkuptim të natyrës njerëzore dhe pedagogjike.
Përvetësimi i diturive dhe vlerave të edukatës është proces kompleks që artikulohet nga pedagogjia, pedagogët dhe mësuesit.
Pa dyshim emri mësues është emër i madh. Mësuesi është udhëzues dhe frymëzues, durimtar dhe projektues, dituridhënës dhe arkitekt i mësimdhënies. Kjo bën që puna e mësuesit të rishikohet në vazhdimësi. Misioni i tij bën për të nxitur fuqishëm të veprojnë bazuar në idetë kombëtare. Suksesi i mësuesit mbështetet gjithashtu edhe në kapacitetin e tij intelektual dhe nevojën për t’u ndjerë i rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur arsimit, shkollës e përparimit të edukimit. Pa këto cilësi të rëndësishme bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetë edukimi.
1. Premisat. Qasja në vijim është ngritur kryesisht mbi premisat vijuese:
1. Reagimet e mësuesve nuk duhet të jenë as të mangëta as të tepruara, por të arsyeshme.
2. Mësuesit janë nën presion për t’u dhënë dituri cilësore nxënësve.
3. Mësuesit bëjnë “gjithçka” për t’i mësuar nxënësit.
4. Mësuesi kontrollon dhe mbikqyrë çdo gjë në klasë dhe udhëheq procesin e njohjes.
5. Suksesi kërkon mirëkuptimin e nxënësit dhe mësuesit për zgjedhjet e vështira që kërkohen.
2.Qasje dhe aspekte
Ndikimi i pedagogjisë vazhdon të rritet, teksa në tërë procesin e edukimit ka synime për demokratizim dhe kërkesa për mbrojtjen e respektimin e dinjitetit dhe personalitetit të nxënësit. Në të dyja rastet pedagogjia nuk është peng i eksperimenteve pedagogjike por është në proces të thellë të transformimit dhe me arsye pretendon se ajo e organizon procesin arsimor dhe sistemin arsimor në tërësi duke përfaqësuar vërtetë zërin e mësuesit.
Mësuesit (pedagogët) interesohen për pushtetin arsimor, qëllimet e tyre progresive, për një shoqëri të lirë e të edukuar dhe kujdesen për të përmirësuar pozitën e nxënësve në sistemin arsimor, demokratizimin e shoqërisë dhe ngritjen cilësore të punës educative, produktivitetin e cilësinë në mësimdhënie. Kësisoi, mësuesit janë në kërkim të dijes dhe vlerave të edukatës gjithnjë duke u mbështetur në teorinë dhe praktikën pedagogjike të përparuar.
Arsimi kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një fëmijë i vogël që rritet ngadalë dhe fillon të krijoj identitetin e tij, edhe mësuesi ka një impakt të rëndësishëm në drejtimin që i jep njeriut.
Arsimi është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të tij, por edhe të gjitha influencat familjare, edukative, politike, shoqërore, sociale dhe teknologjike si hallkë qenësore që e determinojnë atë.
Dallimet në mënyrën se si reagojnë mësuesit në proces edukimi janë bërë të dukshme, por ajo që kërkohet nga mësuesi është fakti se ato duhet të reagojnë të matur dhe të arsyeshëm. Kjo mbase është e domosdoshme në punën edukative të arrihet një ekuilibër në mjedisin laraman me nxënës me shumë identitete dhe personalitete.
Ajo që përbën, ose jo një reagim të tepruar është një pyetje që ka të bëjë me atë sesa e vështirë është puna edukative dhe ajo duhet bërë pa kërcënime. Në këtë kontekst, mësuesit vendosin për përgjigjen e duhur të jenë të vetëdijshëm për prirjet që kanë nxënësit dhe se mund të reagojnë me maturi, pa presione dhe pa gabime.
Reagimet e tepruara të mësuesve në proces edukimi mund të vijnë në forma të ndryshme, si për shembull të dëmtojnë vetveten, vlerat e mirëfillta, qëllimet e tyre, objektivat e parashtruara, qasjen ndaj punës etj.
Nëse është e nevojshme, mësuesit duhet të bëjnë korrigjime si brenda vetes, ashtu edhe në raport me nxënësit dhe mjedisin. Nuk është asnjëherë e lehtë që mësuesi të heq dorë nga parimet pedagogjike në edukimin e nxënësit, ai nuk është burokrat, që të vënë në dyshim apo të hjek dorë nga planet, nga procedurat e edukimit, nga ideja për edukim të drejtë, nga situatat ku ndjehet një ritëm dinamik.
Mësuesin sot duhet ta veçojnë pesë parime themelore në punën edukative:
– të dëshmohet me punë cilësore;
– të ketë parasyshë tri elemente fundamentale në punën me nxënës: synime, qasje dhe hapat e veprimit;
– të ketë kapacitet intelektual të verifikuar;
– të ketë aftësi hulumtuese dhe
– të ketë cilësi njerëzore, personale dhe profesionale.
Në fakt, mësuesi në procesin e mësimit bënë një përshtatje dhe trajtim qenësor të punës me nxënës duke respektuar gjithnjë këto kërkesa:
– të jetë vetëkritikë për punën e tij;
– të jetë kritikë ndaj punës së nxënësve;
– të fokusohet tek planet zhvillimore të nxënësve;
– të bënë pranimin e fakteve;
– të ketë parasysh transferimin e vëmendjes;
– të vlerëson dhe rivlerëson punën pozitive dhe
– të bënë krahasime korrekte me të tjerët.
Në fakt, procesi i përvetësimit të dijeve dhe vlerave të edukatës është një gjendje që, pavarësisht se si shkon deri në fund, ai duhet të jetë kontribues dhe të angazhoj mësues e pedagog, teorinë e praktikën pedagogjike për të arritë efikasitet dhe cilësinë e duhur. Cështja më e madhe është se dituritë dhe vlerat janë pashmangërisht të prirura drejt bashkëkohësimit dhe përmirësimit duke ngritur nivelin dhe cilësinë afatgjate.
Mësuesi është ai që gjithnjë ka nevojë për një rishikim të punës, të planeve dhe qëllimeve në disa aspekte, por gjithnjë duke pasur parasysh reagimin e matur , jo me tepri. Të gjitha ato reagime duhet të jenë të mbështetura mbi premisat që e artikulojnë domethënien edukative dhe synimet mësimore.
Në fakt, puna e mësuesit mbështetet në trijadën metodologjike: përcakto (synimet), planifiko (qasjet) dhe vepro (hapat).
Në bazë të kësaj metodologjie radhiten dhjetë hapat, të cilat të operacionalizuara në punën praktike për zhvillimin e dijeve dhe vlerave duket si vijon:
1. Mësuesi duhet të ketë synime;
2. Të përcaktojë list synimesh;
3. Të vendos afate për realizimin e synimeve;
4. Të bëj shqyrtimin e synimeve dhe qasjeve;
5. Të vendos përparësitë në realizimin e synimeve;
6. Të planifikojë hapat që duhet ndërmarrë;
7. Të parashikojë pengesat eventuale që mund të paraqiten në punën mësimore;
8. Të mendoj qasje për kapërcimin e pengesaave;
9. Ti caktoj obligim vetes për të arritur synimet dhe
10. Të zbatoj qasje për arritjen e synimeve.
Arsyet e kërkuara pedagogjike, dhe rritja e ritmit të punës dhe e kapacitetit të vlerave e të diturive duhet të sjellin edhe afërsi reflektimi se ku duhet të jenë ndryshimet e pedagogjisë dhe si të kanalizohen rendja e pafund e mësuesve për cilësi dhe sukses të nxënësve. Pra duhet të ndryshoj mënyra e të vepruarit dhe e të menduarit para punës me nxënës.
3. Përfundim
Nuk është lehtë as për mësuesit dhe as për ekspertët e kësaj fushe që të ndryshojnë shpesh mendimet, taktikat dhe strategjitë e punës edukative. Eshtë e rëndësishme të krijojnë mekanizma dhe qasje që e lehtësojnë procesin e përvetësimit të diturive dhe e bëjnë të kuptueshëm procesin e edukimit.
Cështja e rëndësishme është se dituritë për nxënësit janë rezultat afatshkurta por me përfitime afatgjata. Kërkimi i dijes dhe edukatës është një gjendje që, pavarësisht se si shkon deri në fund procesi i përvetësimit, duhet të angazhojë edhe mësuesin edhe nxënësin bashkërisht. Në këtë kontekst, kam tri rekomandime për mësuesit:
Së pari, mos e nënvlerësoni rëndësinë e profesonit tuaj.
Së dyti, vlerësoni besimin dhe kompetencat profesionale.
Së treti, menaxhoni energjinë tuaj në mësimdhënie dhe edukim.