Mësuesi jep alarmin! Fëmijët shqiptarë në Zvicër po braktisin shkollën shqipe e po mbushin xhamitë

Fëmijet shqiptarë në Zvicër, preferojnë gjuhën arabe, braktisin atë shqipe. Mësuesit ankohen se prindërit janë pak të interesuar për t`i sjellë fëmijët në shkollën shqipe.
Ka lokalitete ku janë mbyllur klasët e mësimit shqip.

Ndërkohë ka xhami që kanë deri në 150 nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin fetar.ka hulumtuar gjendjen në terren.

7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi Dita e Gruas. Janë data të rëndësishme për të cilat po u flet mëuesi Hasan Spahiu gjithsej 5 nxënësve të tij shqiptarë, në një shkollë zvicerane në Zurlinden të Cyrihut.

Hasan Spahiu më shumë se 18 vite punon në shkollën shqipe në Zvicër, e cila është organizuar për gati 3 dekada me radhë në kuadër të LAPSHit.

Mësimdhënësi Spahiu është i angazhuar në dy pika shkollore, në Limat dhe Zurlinden të Cyrihut, pastaj jep mësim edhe në Brüttisellen Bülach dhe Volketswil Afolten am Albis.

Përveç kësaj, Spahiu është ndërmjetësues kulturor që ndërmjetëson ndërmjet shkollës dhe prindërve në raste kur dy palët kanë ndonjë problem. Po ashtu Hasani angazhohet që të ndihmojë fëmijët që të integrohen më lehtë në shoqërinë zvicerane.