Messi vendos t’i bashkohet Al-Hilalit në Arabinë Saudite

Lionel Messi ka vendosur t’i bashkohet Al-Hilalit në Arabinë Saudite, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Superylli argjentinas i futbollit do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.

36-vjeçari ka marrë një ofertë të majme nga klubi arab e cila thuhet se është mbi 500 milionë euro në vit.

Lionel Messi te Al-Hilali do të transferohet si futbollist i lirë.

Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2021 dhe këtë edicion ka 20 gola e 19 asistime në të gjitha garat.

Transferimi i 35-vjeçarit në Arabinë Saudite, do ta ringjallte rivalitetin me portugezin Cristiano Ronaldo, i cili është pjesë e ekipit Al-Nassr.