‘Messi s’ka pranuar ndonjë ofertë nga Al-Hilal’

Legjenda e futbollit, Lionel Messi, ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë nga skuadra Al-Hilal.

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, 35-vjeçari do të qëndrojë me skuadrën francize Paris Saint-Germain.

“Kuptoni se Leo Messi nuk ka marrë asnjë propozim nga Al Hilal, pavarësisht lidhjeve në ditët dhe javët e fundit”.

“Asnjë bisedë, asnjë diskutim. Mësohet se hapi tjetër për të ardhmen e Messit është takimi i ri me Paris Saint-Germain për të zgjatur kontratën. Messi do të qëndrojë te PSG”.