Lionel Messi ka premtuar se sezoni tjetër do të jetë më i mirë për të në aspektin individual.
Ikona argjentinase nuk ishte aq produktiv sa ka qenë në 15 vitet e kaluara, ndonëse kapi disa statistika të mira me asistime.
Por, për sezonin tjetër ai beson se gjithçka do të jetë ndryshe. Ngecjen në sezonin e parë Messi e lidhi me largimin e papritur nga Barcelona.
“Sezoni tjetër do të jetë më i mirë për mua me PSG, jam i sigurt. Nuk ishte e lehtë pas asaj vere të çmendur”, ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.
“Ishte vërtetë e vështirë për të kuptuar çfarë ndodhi. Nuk prisja të largohesha nga Barcelona – ishte shokuese”, shtoi lojtari më i mirë në botë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë lidhej me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por këto zëra janë hedhur poshtë menjëherë.



