Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve e ka sjell një atmosferë të “ftohtë” në kampin e Paris Saint-Germainit.
Lionel Messi, ylli argjentinas nuk ka stërvitur me ekipin e PSG-së ditën e enjte (sot).
Kështu ka raportuar mediumi i madh francez “L’Equipe”, transmeton lajmi.net.
Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, arsyet nuk dihen pse ylli argjentinas nuk është stërvitur me skuadrën.
Në mediat e huaja gjithashtu u raportua se tifozët e Paris Saint-Germainit janë frustruar me yjet e skuadrës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales.
Paris Saint-Germaini u eliminua në fazën e hershme të ligës më prestigjioze të futbollit evropian nga Bayern Munichu.