Messi nuk ka gjasa të kthehet në Camp Nou

Leo Messi nuk pritet të rikthehet në Barcelonë.
Sipas ‘El Nacional’, kthimi i yllit të Argjentinës dhe PSG-së, Lionel Messi në Barcelonë bëhet më i largët me kalimin e ditëve, me klubin që i jep përparësi nënshkrimit të mesfushorit të Manchester City, Bernardo Silva, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte i vendosur për ta rikthyer Messin në Camp Nou, por është këshilluar nga të tjerët në administratë që të shkojë për Silva në vend të yllit të moshuar argjentinas.

Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e portugezi drejt Barcelonës.