Pas Kampionatit Botëror, gjithçka tregonte se Lionel Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij me Paris Saint-Germain dhe çdo ide se ai ishte i destinuar të shkonte në MLS në të ardhmen e afërt u zhduk.
Gjërat mund të kenë ndryshuar dhe sipas gazetarit Gerard Romero, argjentinasi nuk është më i bindur se dëshiron të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin francezë dhe kjo hap derën për një lëvizje të mundshme në MLS qoftë në merkaton e ardhshme të verës.
Messi përfundon kontratën e tij me klubin francez në qershor të këtij viti, dhe sipas Romeros, 35-vjeçari është më afër të qenit lojtar i lirë sesa të zgjasë qëndrimin e tij me skuadrën e Ligue 1.




