Messi kapet ‘mat’ në shtëpinë e tij në Barcelonë

Leo Messi është parë së fundmi në shtëpinë e tij në Barcelonë.

E ardhmja e Messit vazhdon të jetë në ajër, transmeton lajmi.net.

Ylli argjentinas është i lidhur së fundmi me një rikthim në klubin e tij të jetës, Barcelonën.

Madje edhe drejtuesit e klubit kanë pranuar që janë duke e bërë të pamundurën që Messi të rikthehet në ‘Camp Nou’.

Së fundmi emisioni spanjoll ‘El Chiringuito’ ka shfaqur pamje, teksa shihet Leo në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Ky fakt pritet të gëzojë tifozët e klubit, në fluksin e lajmeve për një ribashkim të mundshëm të tyre./Lajmi.net/