Messi jashtë skuadrës së PSG për ndeshjen ndaj Lyon, edhe pse rezultoi negativ në Covid-19

Ikona argjentinase e futbollit u infektua me virusin Covid-19 gjatë kohës sa ishte në Argjentinë për festat e fundvitit.

Tani, lojtari më i mirë në botë ka rezultuar negativ, por përkundër këtij fakti, ai nuk do të jetë me skuadrën e PSG për ndeshjen ndaj Lyon, përcjell lajmi.net.

Në një njoftim të PSG thuhet se Messi do të vazhdojë tretmanin post-Covid, duke ndjekur një protokoll individualisht.

34 vjeçari u kthye në Paris gjatë kësaj jave. Ai nuk kishte mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar për ndeshjen e sotme ndaj Lyon.