Messi i jep katër milion euro për të nxjerr Ronaldinhon nga burgu!

Lionel Messi nuk ka harruar Ronaldinjon dhe faktin se çfarë ndikimi pa pasur në karrierën e tij.

Andaj sipas mediave në Spanjë, argjentinasi është ofruar që të zgjedh problemin e Ronaldinjos në Paraguai, ku mbahet në burg, me akuzat për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit dhe që i kanoset dënimi me 3 vite.

Mediat në Brazil njoftojnë se Mesi ka vendosur që të bëj gjithçka që të nxjerr mikun e tij nga burgu, ndërsa jozyrtarisht thuhet se Mesi ka angazhuar avokat dhe do të paguaj 4 mln euro që të ta nxjerr Ronaldinjon nga burgu.
Nw anwn tjetwr, autoritet praguajane kanë refuzuar kërkesën e avokatit të ish-sulmuesit brazilian, Ronaldinho, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjithë kohërave, për një lirim me kusht apo për arrest shtëpie.

Kështu 39 vjeçari do të vazhdojë të qendrojë në paraburgim, ku ndodhet prej 5 ditësh.

Ai së bashku me vëllain e tij Roberto, pasi u kapën në Paraguai me pasaporta të falsifikuara.

Autoritetet paraguajane e quajnë veprën penale të kryer nga ish-kampioni i botës tepër të rëndë, prandaj dhe nuk pranuan që ai të linte qelinë.