Messi goditi gjyqtarin, nëse do të ishte një tjetër futbollist, do të ndëshkohej me të kuq

Katalanët nuk patën një ndeshje të mirë, dhe në fund u desh të pajtohen me barazim.

Njeriu kryesor i tyre, Lionel Messi, nuk ishte në disponimin e tij më të mirë, sa që gjeti veten në qendër të vëmendjes. Ai në minutën e 39’-të, bëri një veprim për karton të kuq, kur goditi me top me dashje gjyqtarin.

Gjyqtari, edhe pse ka mundur shumë lehtë ta ndëshkoi Messin me karton të kuq, vendosi për të verdhin.

Në këtë ndeshje, një tjetër lojtar u ndëshkua me të kuq, dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Alaves, Jotan./Lajmi.net/