Futbollisti i skuadrës franceze PSG, Lionel Messi është shpallur futbollisti i muajit shtator në kampionatin francez Ligue 1.
Argjentinasi gjatë këtij muaji ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë për kolegët e skuadrës nga Parisi transmeton klankosova.tv.
Ndërsa këtë sezonë Messi në 14 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 8 gola dhe ka bërë po aq asistime për PSG-në.
Kjo e fundit nuk e ka pësuar asnjë disfatë sivjet në kampionat.