Lionel Messi do të mbajë nesër e diele, konferencë për shtyp nga Camp Nou
Tashmë është bërë e ditur se ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të largohet pas 18 viteve qëndrimi, ku arriti t’i fitojë të gjithë trofet e mundshëm, si në nivel klubi ashtu edhe atë personal.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Messi do të flasë nesër nga Camp Nou, transmeton Klankosova.tv.
Kjo me gjasë do të jetë përshëndetja e fundit me klubin dhe tifozët.



